75 Mall Live Search
18:08 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Dje e ftoi Kroacia në Botëror, sot ylli i tyre shfaqet i nxirë në fytyrë!

Kroacia dje ka publikuar listën e futbollisteve të ftuar për Kampionatin Botëror ”Katar 2022”.

Trajneri Zlatko Dalić në list ka përfshir edhe futbollistin e leipzigut, Josko Guardiol, shkruan IndeksOnline.

Vetëm disa orë pas publikimit të listës, 20 vjeçari ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Freiburgut.

Guardiol pësoi lëndime në hundë dhe sy dhe u zëvendësua menjëherë dhe u dërgua në spital.

Sipas ekzaminimeve mjekësore ai ka pasur thyerje të hundës por që nuk ka nevojë për operacion dhe nuk rrezikohet pjesmarrja e tij në Kupën e Botës, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Ditën e sotme, Guardiol ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me një kumbull të madhe poshtë syrit, e cila është ende e fryrë. 

“Për të parë se si duket djali tjetër”, ka bërë shaka Guardiol me foton. Ai do të mungojë në seancat e ardhshme stërvitore të Leipzig./IndeksOnline/