75 Mall Live Search
11:18 / E Hënë, 22 Mars 2021 / C E

Dje është shënuar goli i sezonit, do ta kishin lakmi edhe Varlos e Juninho

Në ndeshjen mes Nantes dhe Lorinet, e vlefshme për javën e 30-të të Ligue 1, u realizua një gol i pabesueshëm, që, pa dyshim, do të garojë për çmimin “Ferenc Pukas” (goli i vitit).

Ishte minuta e 87-të dhe Nantes kryesonte 1-0, kur Lorient fiton një goditje të lirë jo shumë larg mesit të fushës.

E ekzekuton Lauriente dhe topi merr një trajektore të çuditshme e përfundon në rrjetë, duke kapur në befasi portierin Lafont.

Nga efektet që merr topi, duke një miksim i stilit të të famshmit Juninho me atë të Dimtri Payet. Gola të tillë janë të rrallë e mbesin në memorien e të pasionuarve të futbollit.