Dje fitoi Kupën e Italisë, Juventusi ia tregon derën Allegrit, nis kontaktet me trajnerin e ri

Masimilliano Allegri nuk do të jetë trajner i Juventusit për sezonin e ri.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, bardhezinjët dhe tekniku italian do të ndajnë rrugët, ashtu siç ishte planifikuar që në muajin shkurt, shkruan IndeksOnline.
Sipas tij, i vetmi detaj për të sqaruar është nëse Juventusi do të vendos të shkarkojë Allegrin tani apo pas 10 ditësh.
Drejtusit e ”Zonjës së Vjetër” si prioritet për trajnerin e ri e shohin Thiago Mottan.
Propozimi i kontratës së Juventusit për Thiago Motta për t’u bërë trajneri i tyre i ri për sezonin e ardhshëm është një marrëveshje trevjeçare, e vlefshme deri në qershor 2027./IndeksOnline/