75 Mall Live Search
16:07 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / A. M.

Dje janë inkasuar 417,163 euro borxhe nga 12 subjekte

Departamenti për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve ka zhvilluar procedurat e konfiskimit të pasurisë tek 12 subjekte me obligim 1,066,266 euro.

Bazuar në kornizat ligjore që përcaktojnë përgjegjësit e këtij departamenti është arritur të inkasohen borxhe në vlerë prej 417,163 euro.

Përveç vlerës së paguar, pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të riprogramuara për bizneset të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake.

ATK-ja ka njoftuar se aktivitete lidhur me trajtimin e borxheve do të ketë në vazhdimësi, me qëllim të zvogëlimit të stokut të borxheve, por edhe moslejimin e vjetërsimit të tyre.