16:31 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dje me ofendime e rrahje, sot me lule e buzëqeshje, ndodhi kjo në Komisionin e Shëndetësisë!

Ofendime, madje edhe akuza për rrahje, pati dje jashtë sallës së Komisionit për Punë të Jashtme.

Ku, deputeti VV-së Gazmend Gjyshinca përmes një konference pretendonte se është sulmuar fizikisht nga dy deputetë të LDK-së, Kujtim Gashi e Arben Gashi.

Por, ndryshe nga ky komision, në atë për Shëndetësi, sot dominoi dashuria e miqësia mes deputetëeve të subjekteve të ndryshme politike, transmeton Indeksonline.

Deputetja e AAK-së, e cila edhe kryeson këtë komision, Albena Reshitaj, u prit me lule.

“Mirë se erdhe kryetare! Stafi juaj me respekt”, shkruhej në një letër.

Reshitaj mori një buqetë me lule si shenjë respekti, me rastin e mposhtjes së virusit korona, e cila ishte prekur, madje kishte qëndruar në vetëizolim për 18 ditë.

E, deputetja menjëherë pas shërimit, iu kthye përditshmërisë dhe angazhimeve si politikane dhe si e zgjedhur e popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës./Indeksonline