13:18 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / C E

Dje s’ishte hera e parë, Moratës i janë anuluar edhe një herë tjetër tri gola

Alvaro Morata shënoi hat-trick  kundër Barcelonës, por secili prej tyre u anulua për shkak se VAR-i i cilësoi si të pa rregullta.

Por kjo nuk është hera e parë që sulmuesit spanjoll i anulohen tri gola në një ndeshje, shkruan Indeksonline.

Atij i ka ndodhur edhe në sezonin 2016-17 në barazimin e Real Madridit 3-3 kundër Las Palmas.

Morata kishte shënuar tri gola (1′, 11′ dhe 70′) por ato u cilësuan si të pa rregullta. /IndeksOnline/