Dje skifter, sot pulë, Vuçiq i zbutë kërcënimet që i tha për Kosovën

Aleksandër Vuçiqi dje kërcënoi me luftë Kosovën. Në një intervistë për mediat serbe, ai tha se rajoni i Nagorno Karabakhut është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e armatosura si pasojë e konflikteve të ngrira derisa iu referua çështjes së Kosovës.
Nga deklarata prej një skifteri, Vuçuqi sot u bë pulë.
Presidenti serb ka thënë sot se reagimet e politikanëve kosovarë ishin histerike ndaj deklaratës së tij.
“Kam qenë preciz dhe i qartë. Unë vetëm kam thënë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjellë përplasje të armatosura, gjë që nuk e dëshiron askush. Serbia është pro asaj që të ruajë politikën që sjell paqe”, ka thënë Vuçiqi sot për mediat serbe./Indeksonline/