75 Mall Live Search
11:58 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / H F

Dje sulmoi mediat, Kurti refuzon të përgjigjet për akuzat e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e këshillit të VV-së në fjalimin e tij u shpreh se asnjëherë më shumë se në këto katër vite nuk ka pasur më shumë media kundër Qeverisë.

“Mediat për çdo sulm e agresion të Serbisë ndaj shtetit tonë, fajtorin çdoherë e gjetën tek qeveria jonë, por asnjëherë tek Serbia, nuk meritojnë vëmendjen tuaj”, kishte deklaruar Kurti dje.

Mirëpo gjatë vizitës së tij sot në Klinikën e Radiologjisë, Kurti nuk pranoi të flasë lidhur me akuzat e tij ndaj mediave.

‘’Këtu jemi në Klinikën e Radiologjisë, për çështje të tjera flasim në vende të tjera dhe herave të tjera, faleminderit shumë’’, ka thënë Kurti.

Kjo fjali e Kurtit është dënuar edhe nga ana e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës./Indeksonline/