75 Mall Live Search
16:43 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Dje u bën prindër, Diellza dhe Fisniku publikojnë imazh të vajzës

Modelja e njohur, Diellza Kolgeci dhe i dashuri i saj, Fisnik Rugova dje u bën prindër për herë të parë.

Çifti pagëzuan vajzën me emrin Helena ndërsa sot ishte Fisniku ai që ndau imazhin e parë të vogëlushes në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Fisniku ka postuar në ‘InstaStory’ një fotografi të Helenës përkrahë së cilës ai vendosi një figurë engjëlli.

Kujtojmë që menjëherë pas lindjes së vajzës përmes një statusi në ‘Facebook’ Fisniku kishte shprehur lumturin e tyre për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë./Indeksonline/