75 Mall Live Search
10:55 / E Enjte, 14 Tetor 2021 / OSH

Dje u dëmtuan katër vetura në Veri, në njërën ishin dy shtetas të huaj!

Gjatë aksionit të djeshëm të Njësisë Speciale në Mitrovicën e Veriut për parandalimin e kontrabandës janë dëmtuar katër automjete, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në një automjet në lëvizje  i cili ishte dëmtuar nga protestuesit kanë qenë dy meshkuj shtetas të huaj.

Po ashtu, është raportuar edhe për tri vetura të tjera të dëmtuata.

Raporti:

Rr. Kral Petri, Zveçan, 13.10.2021 – 11:10. Është raportuar se nga një grup i qytetarëve të cilët kanë qenë të tubuar në afërsi të urës së hekurit,  është  goditur dhe dëmtuar xhami i pasëm i një automjeti. Automjeti kishte  qenë në lëvizje dhe në të kishin qenë dy meshkuj shtetas të huaj. Njësitë policore janë marr me rastin dhe nuk raportohet për të lënduar.

·          Zveçan, 13.10.2021 – NN. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, nga një grup i qytetarëve të cilët kanë qenë të tubuar në shenjë pakënaqësie lidhur me aktivitetet policore iu kishte dëmtuar vetura e tij e cila kishte qenë e parkuar para një lokali. Njësitë policore janë marr me rastin dhe nuk raportohet për të lënduar apo arrestuar.

• Rr Lole Ribar , Mitrovicë Veri, 13.10.2021-09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, nga person-a të panjohur i janë dëmtuar dy veturat e tij, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar.