08:17 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020

Dje u dënuan mbi 700 qytetarë për mosrespektim të masave antiCovid

Dje në Republikën e Kosovës janë shqiptuar 758 gjoba në bazë të ligjit Covid19, shkruan IndeksOnline.

Kështu u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

As ditëve të tjera numri i gjobave për mosrespektim të masave antiCovid nuk është më i vogël.

Të dielën e të hënën u dënuan 1380 qytetarë për këtë vepër./IndeksOnline/