75 Mall Live Search
10:26 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / L K

Dje u emërua trajner, sot e nis skuadrën për Shqipëri

Një ditë pasi mori drejtimin e Suharekës, Arsim Thaçi ka marr një vendim tjetër. Trajneri kosovar e ka nisur skuadrën për Shqipëri. Këtë rrugëtim, Thaçi e ka marr për të përgatitur skuadrën sa më mirë.

“Skuadra sot ka marrë rrugën për në bregdetin Shqipëtar për ta zhvilluar një mini-fazë përgaditore nën udhëheqjen e trajnerit të ri Arsim Thaçi.
Duke parë pushimin e ndeshjeve të kombëtarëve kryesia ka mundësuar që skuadra të përgaditet edhe më shumë për vazhdimin e kampionatit” thuhet në njoftimin e skuadrës së Ligës së Parë./Indeksonline/