75 Mall Live Search
19:50 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / C E

Dje u ftua nga Kosova, sot shënon gol “alla Messi”

Emir Sahiti u ftua ditën e djeshme nga përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet miqësore  që dardanët do të luajnë në fund të këtij muaji.

Një ftesë e marrë nga Alain Giresse, e ka gëzuar lojtarin shqiptarë i cili ditën e sotme në ndeshjen që Hajduku Split zhvilloi kundër Lokomotiva Zagreb, teksa Sahiti la firmën e tij në golin e 4-të të shënuar nga skuadra e tij, e cila fitoi me rezultatin  e thëllë 4-0.

Sahiti gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 62-të, i cili doli i vetëm para portierit për të mposhtur me4 gjuajtjen  e tij me topin në përfundon në fundin e rrjetës.

Sulmuesi i krahut në 24 ndeshje ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 3 asistime. Hajduk Split pozicionohet në vendin e tretë me 52 pikë dhe është ende në garë për titull kampioni.