14:58 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dje u shpallë më i miri i vitit në Kosovë, sot në turnir të futbollit të vogël

Para pak ditësh, u mbajtë ceremonia e shpalljes së më të mirëve të vitit 2018 në Superligë dhe në përgjithësi, në Kosovë.

Epiteti i futbollistit më të mirë të vitit në Kosovë i takoi Xhevdet Shabanit, futbollistit fantastik të Dritës së Gjilanit.

Me Dritën, sezonin e kaluar, Shabani arriti ta fitojë titullin kampion për herë të parë në histori të klubit.

Përveç kësaj, Drita arriti ta fitonte edhe Superkupën e Kosovës, në një ndeshje dramatike ndaj Prishtinës në ”Fadil Vokrri”, shkruan IndeksOnline.

Por, këtë sezon, gjërat kanë ndryshuar për ”360 shkallë”. Me rënien e formës së Dritës, as Shabani nuk është në potencialin maksimal të tij.

Për dështimet këtë sezon, kryesia e Dritës, madje, shkarkoi edhe trajnerin historik, Bekim Isufi për ta sjellur në stol trajnerin nga Shqipëria, Shpëtim Duro.

Rikthehemi në çështje. Vetëm pak ditë pasi Shabani e fitoi çmimin e lartëcekur, ai mori pjesë në një turnir të futbollit të vogël, gjë e cila nuk lejohet nga klubet elitare në Kosovë.

Mbetet të shihet nëse Drita do ta dënojë lojtarin më të mirë të skuadrës për shpërfilljen e rregullave ani pse nuk ende ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me vërtetësinë e këtij lajmi, që po bën bujë në rrjetet sociale./IndeksOnline/