75 Mall Live Search
11:27 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dje Vedati, sot Mohamedi, Igli Tare s’po ndalet me blerjet

Një ditë pas zyrtarizimit të Vedat Muriqit, Lazio është pranë një transferi tjetër. Skuadra që ka drejtor Igli Taren ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Mohamed Fares.

Mbrojtësi i krahut algjerian ka arritur para pak minutash në Romë, ku do t’i kryej testet mjekësore.

Pas testeve mjekësore, Faresi do të shkojë në Formello për të nënshkruar kontratën e re që do ta lidhë atë me klubin Biancoceleste për pesë vjetët e ardhshëm me 1.5 milionë në sezon .

Igli Tares i ka kushtuar blerja e këtij mbrojtësi 10 milionë euro nga skuadra e Spalit./Indeksonline/