75 Mall Live Search
15:13 / E Premte, 31 Mars 2023 / k.v

Djegia e BMW-së/ Policia jep detaje për rastin (Video)

Një veturë është kapluar nga zjarri mesditën e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Vetura e tipit BMW është djegur e tëra në afërsi të Malishevës.

Në lidhje me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës. Sipas tyre, në veturë kanë qenë 3 persona, mirëpo me të kuptuar se vetura e tyre është kapluar nga zjarri, të njëjtit me kohë kanë dalë nga ajo.

“Një veturë derisa ka qenë duke lëvizur nga Malisheva në drejtim të Prishtinës, kur ka arritur në km 52, shoferi e ka vërejtur se nga automjeti është duke dalë tym, ku pastaj ka arritur të ndalet në pushimore anësore”, ka deklaruar Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë marrë me rastin./IndeksOnline/