Djegia e ETC-së në Suharekë, Egzon Kelmendi: Organet përgjegjëse të hetojnë shkaqet dhe të zbardhin të vërtetën

Kandidati për deputet në radhët e AAK-së, njëkohësisht edhe djali i biznismenit të njohur Ramiz Kelmendi, Egzon Kelmendi, ka reaguar pas djegies së objektit të ETC-së në Suharekë.
Kelmendi, përmes një postimin në facebook u shprehë se zjarri i sotëm në ETC- Suharekë, dëmton rëndë mundësinë për investime në zhvillim dhe ndërton imazh të keq edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ai ka apeluar që organet përgjegjëse, të hetojnë shkaqet dhe të zbardhin të vërtetën.
Ndërsa theksoi se është lajm i mire pasi nuk kemi pësuar në njerëz, ndërsa dëmet milionëshe, do të punojmë fort për ti rikoperuar.
“Zjarri i sotëm në ETC- Suharekë, një ngjarje kjo recidive në kompaninë tonë, dëmton rëndë mundësinë për investime në zhvillim dhe ndërton imazh të keq edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Lajmi i mirë qëndron se nuk kemi pësuar në njerëz, ndërsa dëmet milionëshe, do të punojmë fort për ti rikoperuar.
Ftojë organet përgjegjëse, që me urgjencë të hetojnë shkaqet dhe të zbardhin të vërtetën.
Reagimi institucional nuk është mirë të mungojë, meqë këtu po plagoset rëndë ekonomia vendore, me ndikim të drejtpërdrejt edhe tek të punësuarit dhe konsumatorët!
Do të ja dalim!”, ka shkruar Kelmendi./Indeksonline/