75 Mall Live Search
23:11 / E Enjte, 05 Qershor 2025 / Burim

Djegia e kamionit në magjistralen Prishtinë – Pejë, policia jep detajet e fundit

Një situatë e frikshme ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në autostradën Prishtinë-Pejë më saktësisht në fshatin Balincë.

IndeksOnline ka raportuar se një kamion ishte përfshirë nga zjarri në rrethana të paqarta.

Kamioni ishte i ngarkuar me ushqim të bagëtive.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 21:05, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar për një incident zjarri në fshatin Balincë, ku një automjet (kamionetë) ishte përfshirë nga flakët. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i zjarrfikësve”, ka thënë Elezaj IndeksOnline.

Ai ka bërë të ditur se është lokalizuar dhe, përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për lëndime apo pasoja në njerëz. /IndeksOnline/