75 Mall Live Search
21:30 / E Diele, 16 Mars 2025 / AR

Djegia e klubit në Maqedoni/ Këngëtarja bën postimin prekës për anëtarin e DNK-së

Këngëtarja maqedonase Kaliopi është shprehur shumë e mërzitur për ngjarjen tragjike që ndodhi në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut.

Ajo i dha lamtumirën e fundit kolegut të saj, Andrej Gorgievski, këngëtarit të grupit DNK, I cili përformoi në Kocan, transmeton Indeksonline.

Andrej, së bashku me kolegët e tij dhe dhjetëra të rinj humbën jetën nga zjarri që kaploi atë vend/

Kaliopi ka publikuar një sërë fotosh të Andrejt.

“Andrei… Zemra ime po copëtohet në njëqind pjesë. Hiri dhe bukuria jote nuk munguan as në çastet e fundit para se të largoheshe përgjithmonë, duke shpëtuar jetë të tjera… Nuk prisja asgjë më pak nga ty, duke ditur humanizmin tënd. Por nuk duhej të ishte kështu… Dhe ky nuk mund të jetë fundi. Ndjej trishtim dhe zemërim”, shkroi ajo./Indeksonline/