Djegia e një banese në Prishtinë, policia jep detajet e fundit

Një banesë ka marrë flakë në lagjen Emshir në Prishtinë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.
IndeksOnline me herët raportori për përfshirjen nga zjarri të një banese në lagjen Emshir.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline në vend të ngjarjesh shihen zjarrfikësit, ambulanca dhe policia. /IndeksOnline/