Djegia e shtëpisë në Pejë/ Nuk ka pasoja në njerëz, Policia po pret raportin e ekspertëve

Indeksonline sot në mëngjes raportoi për djegien e një shtëpie në Pejë.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai njoftoi që pasi kanë marrë informatën, njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Fatmirësisht, nuk ka pasoja në njerëz, ndërsa Policia është duke pritur raportin e ekspertëve të zjarrit, për detajet e rastit./Indeksonline/