75 Mall Live Search
08:25 / E Hënë, 02 Dhjetor 2024 / AR

Djegia e veturave te “Rruga C”, policia jep detaje

Tre vetura, një kamionetë dhe një rimorkio janë përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm te “Rruga C” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë, ku janë djegur tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë marrë me rastin.

Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore”./Indeksonline/