09:35 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Djegin qymyr, helmohet familja katëranëtarëshe me monoksid karboni

Një familje katëranëtarshe është helmuar nga monoksidi i karbonit, si pasojë e djegies së qymyrit.

Policia gjermane bënë të ditur se rasti ka ndodhur sot në Eslingen, vendbanim që gjendet afër Shtutgardit, raporton AP.

Policia ishte njoftuar nga të afërmit, pasi askush nuk përgjigjej në thirrjet e tyre telefonike dhe as në derë, dhe nga dritarja kanë parë të shtrirë në dysheme dy nga anëtarët e familjes.