23:14 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

“Djema, po kthehem” , Bonucci konfirmon gjithçka

Kthimi i Leonardo Bonuçi tek Juventus është i mbaruar. Mbrojtësi i Milan e ka mbyllur aventurën me kuqezinjtë pas një viti aspak entuziazmues dhe e ka bërë me një mesazh për disa nga ish-shokët e skuadrës: “Djema po kthehem”.

Lajmi është bërë i ditur nga “Gazzetta dello Sport”, që ka shkruar, ndër të tjera, se mbetet për t’u kuptuar numri i fanellës që lojtari do të ketë te bardhezinjtë, duke parë se 19 mbahet nga Perin.

Por tifozët nuk janë të gjithë dakord për kthimin e Bonuçi-t, edhe pse ka shumë mundësi që të harrojnë gjithçka në golin e parë që ai do të shënojë me torinezët. Juventus do të jetë e detyruar të sakrifikojë Caldara-n për të kthyer Leo-n. Milan e konsideron 24-vjeçarin zëvendësuesin ideal të Bonucci-t.

Temat: