”Djemtë e Vokrrit” – Di Marzio shkruan pas suksesit historik të Kosovës
Nga Rashica deri te trajneri, Challandes, të gjithë protagonistët të cilët fituan për presidentin e ndjerë të FFK-së. Jeta e tyre dhe vuajtjet.
Kështu e nisë shkrimin e tij Gianluca Marzio, eksperti i futbollit italian në një artikull të botuar në ueb-sajtin e tij.
Nëse Kosova do të ishte film, do të quhej, ”Të gjithë djemtë e Presidentit”, transmeton IndeksOnline.
Fadil Vokrri, ish-president i FFK-së, ndërroi jetë në qershor, dhe pas shumë betejave të tij për ta pranuar Kosovën në organizatat më të mëdha të futbollit, ai nuk jeton më.
Vokrri nuk gjendet më në mesin tonë, por ”djemtë e tij” e fituan ndeshjen e parë kompetitive, 2-0 ndaj Ishujve Faroe.
Challandes, trajneri aktual i Kosovës, në vitin 2008 ishte ndër kandidatët për ta drejtuar Zvicrën, por u mposhtë nga Ottmar Hitzfield.
Më pas, ai u zgjodhë trajner i Armenisë, dhe tani i Kosovës, pasi që ai i pëlqen sfidat.
”Ai nuk i do paratë – ky është instikti i tij”, shkruhet tutje në shkrimin Di Marzios.
Challandes e kuptoi se kosovarët ishin futbollistë fantastik, por ata nuk dinë mirë të mbrohen.
”Ata preferojnë të sulmojnë, unë tentoj që t’ua mësoj të kundërtën”, ishin fjalët e Challandes më herët.
Tani me katër pikë në Ligën e Kombeve dhe me fitoren e parë zyrtare, Kosova ëndërron kualifikimin në Evropian./IndeksOnline/