15:55 / E Diele, 06 Shtator 2020 / indeksADMonline

Djemtë e Kombëtares kanë një mesazh për ju, në lidhje me Covid-19

Sonte me fillim nga ora 20:45, Kosova dhe Greqia do të takohen për të zhvilluar duelin e grupit C në Ligën e Kombeve.

Si shkak i pandemisë, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë pa tifozët “Dardanë”, të cilët janë mbështetësit më të flakët të Kombëtares sonë, shkruan IndeksOnline

Kështu, për të treguar se si duhet mbrojtur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa deklarata të futbollistëve tanë.

Amir Rrahmani, Samir Ujkani e Atdhe Nuhiu na tregojnë se si duhet ruajtur shëndetin tonë nga Covid-19.

“Covid-19 na largoi nga loja për muaj të tërë, tani është koha që ne të largojmë atë nga loja, vendos maskën e mbaje distancën”, tha Rrahmani.


“Ne luajmë për ju e ju mbrohuni për ne, mbaje maskën e ruaje distancën”, thotë Atdhe Nuhiu.

“Ju dhe ne duam të takohemi te stadiumi, që ta arrijmë këtë barte maskën dhe ruaje distancën”, tregon Ujkani.