75 Mall Live Search
10:39 / E Premte, 24 Dhjetor 2021 / B O

Djemtë istogas të fiksuar pas emrit Kosovë

Qyteti i Istogut ka një veçori interesante.

Në këtë qytet ka shumë djem e burra që bartin emrin Kosovë.

Këtë emër e kanë trashëguar tek shumë familje të tjera nga rrethina e Istogut.

Sipas një veprimtari të kësaj ane, kjo është karakteristikë, pasi si rajon i Dukagjinit kanë mbajtur gjallë në çdo kohë lidhjet me Shqipërinë.

Me emrin e shtetit që bartë, po krenohet edhe një 19 vjeçar, që u pagëzua kështu për një arsye të mos migrimit.

Tradita e emërimit sikur emri i shtetit më të ri në Evropë, sipas istogasve po vazhdon edhe në ditët e sotme.