10:10 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / Gj. Sh

Djemtë rrahën mes vete, ”mollë sherri” nënat nga Prishtina

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, pasi të dyshuarit janë përleshur mes vete.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Muhamet Sokoli, ku deri te përleshja ka ardhur pas një mosmarrëveshje që kishin dy të dyshuar femra (nënat e  tyre).

Në këtë rast lëndime të lehta merr edhe dëshmitarja femër kosovare.

‘’Viktima femër  kosovare, ka raportuar se  pas një  mosmarrëveshje  me të dyshuarën  femër kosovare, ka ardhur deri te përleshja e dy djemve të tyre, të dyshuarve  meshkuj kosovarë. Në këtë rast lëndime të lehta merr edhe dëshmitarja femër kosovare. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.’’, thuhet në raportin e Policisë./IndeksOnline/