11:37 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Djersitej shumë gjatë natës, 39 vjeçari e zbulon arsyen pasi i bën analizat

Për të treten herë atë natë, John Browne u zgjuar duke gjetur shtratin e tij të përmbytur në djersë. Me ngurrim, ai e tërhoqi veten deri në dush dhe ndryshoi shtratin.

Ai nuk kishte parë asnjë ëndërr të keqe, dhe dhoma e tij e gjumi nuk ishte shumë e nxehtë: ai kishte një tjetër djersitje natën.

Problemi filloi në vitin 2014. Djersitja e tij filloi në fillim të ndodhte një herë në javë, dhe brenda gjashtë muajve ajo ishte çdo natë.

“Unë fillova të djersitem aq shumë sa që duhet të ndryshoja mbulesat e shtratit në gjysmë të natës”, tha kuzhinieri 39 vjeçar.

Deri në maj të vitit 2015, ai filloi të zgjohej deri në tri herë gjatë natës dhe filloi të përjetonte simptoma të tjera shqetësuese si humbja e flokëve dhe rënia në peshë.

Kështu ai la një vizitë tek mjeku.

Një test gjaku tregoi se djersitja e tij gjatë natës ishte në fakt rezultat i niveleve në rënie të testosteronit, që ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga stresi. Testi gjithashtu tregoi se niveli i hormonit të stresit- kortizolit ishte i lartë.

Përvoja e Gjonit nuk është aspak e pazakontë. Djersitjet e natës prekin të paktën 41 për qind të të rriturve, më shumë prej tyre meshkuj, sipas një studimi nga Qendra e Shkencave të Shëndetit në Oklahoma në ShBA./Indeksonline/