Djersitja gjatë natës nuk është aspak e mirë!

Është normale kur djersitja ndodhë nëse jeni në një dhomë me temperaturë të lartë, ose jeni të veshur më rroba më të trasha… por nëse dhoma nuk është aspak e nxehtë dhe prapë zgjoheni të djersitur, kjo mund të jetë shenjë e ndonjë problemi shëndetësorë, transmeton indeksonline.
Nëse jeni kureshtar se përse mund të djersiteni gjatë natës, këto janë arsyet se pse ndodhë kjo gjë: Temperaturat e larta të trupit Kjo është ndër arsyet më të zakonshme se përse djersitet trupi.
Një dhomë e fjetjes që ka temperaturë të lartë mund t’i ngritë edhe temperaturat e trupit. E njëjta gjë ndodhë edhe nëse jeni duke veshur rroba të trasha.
Çrregullimet e gjumit fatkeqësisht, nëse djersiteni shumë gjatë natës, kjo do të thotë se mund të jeni duke vuajtur nga ndonjë çrregullim i gjumit. Kjo nuk është befasuese, pasi që djersitja ka ndikim në gjumin të cilin e bëni.
Mes çrregullimeve më të shpeshta të gjumit që e shkaktojnë djersitjen gjatë natës janë: – Apnea e gjumit, që do të thotë se keni vështirësi të merrni frymë kur bini të flini. Çdo sulm i apnesë shpinë në një shpërthim të papritur të kortizolit (hormon i stresit).
– Rrjedhje të nxehta, të cilat femrat i përjetojnë si shenjë të menopauzës. Djersitjet e natës shkaktohen për shkak të humbjes së estrogjeni dhe progesteronit tek gratë e vjetra.
– Çrregullimet e gjumit të shkaktuara nga shqetësimi. Por, pavarësisht se cila nga këto arsye është, ju menjëherë duhet të kontrolloheni tek doktori nëse djersiteni në mënyrë anormale gjatë natës. /indeksonline/