12:39 / E Enjte, 06 Janar 2022 / B O

Djokovic do të mbahet deri të hënën i izoluar në një hotel azilantësh

Saga e quajtur Novak Djokovic po vazhdon në Australi. Vendimi gjyqësor për të ardhmen e tij është shtyrë deri të hënën në orën 10:00. Deri atëherë, tenisti serb do të qëndrojë në Hotelin Park në periferi të Melbourne.

Në këtë hotel po qëndrojnë azilantët dhe personat e pavaksinuar ndaj Covid19 të cilët duhet të qëndrojnë detyrimisht të izoluar.

Ky rast ka shkaktuar konflikt diplomatik mes Australisë e Serbisë.

Në afërsi të hoteli ku po qëndron Djokovic disa protestues janë arrestuar për shkak të dhunës në shenjë përkrahje për tenistin atkualisht numër një në botë./Indeksonline/