75 Mall Live Search
13:04 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Djokovic e mposht edhe Nadalin, fiton Australia Open

Tenisti serb, Novak Djokovic e ka mposhtur tenistin spanjoll, Rafael Nadal, duke u shpallur kështu kampion në “Australia Open”.

Djokovic e mposhtin spanjollin 3:0 në sete, 6:3, 6:2 dhe 6:3, transmeton Indeksonline.

Gjatë gjithë ndeshjes serbi ishte më dominues ndaj Nadal dhe e meritoi fitoren.

Djokovic për momentin në ranglistën botërore është tenisti numër një, kurse Nadal në vendin e dytë.

Ky është titulli i shtatë në “Australia Open” për Djokovic./Indeksonline/