07:35 / E Hënë, 10 Janar 2022 / MSH

Djokovic fiton luftën me Gjykatën australiane, nuk do të deportohet

Tenisti Novak Djokovic sfidoi sot Gjykatën australiane, mbi anulimin e vizës së tij.

Serbi ka ngecur në Melburn që nga java e kaluar, kur udhëtoi drejt Australisë për të mbrojtur titullin e kampionit në Australian Open.

Me të arritur, ai u përball me një numër problemesh mbi vizën, vaksinimin kundër COVID-it dhe infektimin me virus.

Pak minuta më parë, Gjykata vendosi se Djokovic duhet të lirohet, pasi gjyqtari gjeti të paarsyeshme se si zyrtari kufitar mori vendimin e tij për anulimin e vizës.

Megjithatë, një verdikt final mbi këtë çështje nuk do të bëhet i ditur deri nesër.