11:42 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / B O

Djokovic në pushime me njërin nga komandantët që morën pjesë në masakrën e Srebrenicës!

Është bërë skandal një foto e Novak Djokovic me një person që dikur ishte pjesëmarrës në masakrën makabre të Srebrenicës.

Tenisti serb është fotografuar në Bosnjë me Milan Jolovic, ish-komandant i njësisë paramilitare “Ujqit e Drinas”.

Jolovic ishte pjesmarrës në masakrën ku u vranë mbi 8000 boshnjakë, por s’u dënua kurrë.

Mediat në Ballkan e kanë kritikuar me të madhe tenistin serb.

Pak muaj më parë ai ishte parë në turneun e Adrias duke shkelur masat pandemike./Indeksonline/