75 Mall Live Search
16:02 / E Hënë, 21 Mars 2022 / B O

Djokovic nuk do të lejohet të garojë as në turnetë e radhës, mund ta humbas pozitën e liderit

Ylli i tenisit Novak Djokovic, nuk do të lejohet të luajë në turnetë më të rëndësishëm të tenisit në botë. Kjo pasi që serbi vazhdon të jetë i pavaksinuar ndaj Covid/19.

Pavarësisht kësaj, Djokovic nuk po e lën pozitën numër një në renditjen aktuale botërore.

Pas Australian Open dhe Indian Wells, serbi nuk do të mund të garojë në Miami Open këtë javë. Përsëri ai do të lërë pikë kaq të rëndësishme të renditjes botërore.

Djokoviç aktualisht është në vendin e parë në renditje me 8465 pikë. Në vendin e dytë është shumë afër tij ndjekësi Daniil Medvedev me 8410 pikë./Indeksonline/