13:31 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / B O

Djokovic nuk pranon të garoj në “Australian Open”, shkak çertifikata e vaksinimit ndaj Covid-19

Babai i Novak Djokovic ka paralajmëruar se djali i tij nuk do të garojë në turneun prestixhioz të tenisit “Australian Open”.

Shkak për këtë është se ai nuk dëshiron të ketë çertifikatë vaksinimi, që është një nga kushtet e turneut për pjesmarrje.

“Ai do të donte të garonte në Australi me gjithë zemër. Por me këto shantazhe e kushte ai nuk do ta bëj këtë. Pse të iu kërkohet sportistëve çertifikatë vaksinimi” ka thënë babai i Djokovic.

Djokovic deri më tani ka refuzuar të zbulojë nëse është i vaksinuar, dhe aq më pak të tregojë çertifikatën e vaksinimit.

Në rast se Djokovic do ta fitonte “Australian Openin”, ai do të kalonte me Grand Slam turne dy tenistët e famshëm, Nadal e Federer që kanë nga 21 tituj./Indeksonline/