75 Mall Live Search
10:43 / E Hënë, 20 Prill 2020 / indeksADMonline

Djokovic nuk pranon të vaksinohet për koronavirus edhe nëse karriera e tij varet nga kjo

Novak Djokovic ka thënë se nuk do të vaksinohet për koronavirus nëse kjo i kërkohet për të vazhduar garat e tenisit.

Ai mendon se nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë pavarësisht se çfarë ndodh me karrierën e tij, shkruan Indeksonline.

Personalisht, unë jam kundër vaksinimit dhe aq më tepër nëse më detyrojnë ta bëj atë. Unë nuk dua të më thuhet se duhet ta bëj atë për të udhëtuar përsëri. Nëse vjen dita kur është e detyrueshme, do të duhet të marr një vendim në lidhje me të“, ka thënë Novak Djokovic.

Nëse sezoni i komplikuar i tenisit rifillon në korrik, gusht ose shtator, do t’ju kërkohet të vaksinohemi pasi të kalojmë tashmë karantinat përkatëse sot nuk ka vaksinë”, tha ndër të tjerash serbi. /IndeksOnline/