Djokoviç tërhiqet nga Roland Garos, humb vendin e parë në ranglisten botërore

Dorëzohet Novak Djokovic, tenisti serb është tërhequr nga Roland Garros për shkak të një dëmtimi në gju, duke dorëzuar njëkohësisht edhe vendin e parë të renditjes ATP.
37-vjeçari serb i dorëzon vendin e prë të renditjes talentit italian Jannick Sinner, i cili këtë vit po impresionin me paraqitjet e tij.
Pavarësisht ecurisë së Sinner në pjesën e mbetur të turneut francez, italiani do t’i marrë vendin Djokovicit, pasi për të mbajtur kryesimin, serbi duhej të arrinte në finalen e Roland Garros.
Kjo është padyshim një arritje e madhe për 22-vjeçarin Sinner, që bën kështu realitet ëndrrën e tij, duke u ngjitur për herë të parë në histori në krye të renditjes për tenistë.