Djokoviqi tërhiqet nga turneu US Open
Novak Djokoviq e ka braktisur turneun prestixhioz të tenisit, US Open.
Serbi me prejardhje nga Kosova kishte dhimbje të vazhdueshme në shpatulla, për çka u detyrua të linte ndeshjen ndaj Wawrinkasit në setin e tretë, derisa po humbte me 4-6, 5-7 dhe 1-2 në seta.
“Dhimbja ishte e vazhdueshme për javë të tëra. Disa ditë më intensive, disa ditë me më pak intensitet, deri në një moment që nuk mund të kalohej. Trupi vetë ju thotë se nuk mund të vazhdohet më kështu”, ka thënë Djokoviqi./Indeksonline/