Djokovicit i ndalohet hyrja në Amerik, tenisti serb nuk do të merr pjesë në US Open

“Shpresoj për lajme të mira nga SHBA”, tha Novak Djokovic pas fitores së Wimbledon.
Por Amerika nuk i dha lajme të mira Djokovicit. Tenisti serb nuk është vaksinuar dhe deri më tani nuk mund të hyjë në SHBA, ku në shtator do të luhet Grand Slami i fundit i vitit, përcjell GazetaBlic Sport.
Tenisti është regjistruar në US Open, por sipas rregullave aktuale, ai nuk do të lejohet të hyjë në SHBA. Lajmin e keq për serbin e dha mbrëmë edhe US Open.
Organizatorët e US Open thanë se nuk do të kërkojnë vaksinime të detyrueshme për pjesëmarrësit e turneut, por do të respektojnë vendimin e autoriteteve amerikane në lidhje me udhëtimin në vend. Pra, është e qartë se, nëse SHBA nuk i ndryshon së shpejti kushtet e hyrjes në vend, Djokovic, tri herë fituesi i atij turneu, nuk do të marrë pjesë në US Open.