DnV: Disa vendvotime u hapën me vonesë
Demokracia në Veprim ka njoftuar se vetëm 3% e vendvotimeve nuk janë hapur më kohë.
Sipas DnV-së vonesat më të theksuara kanë qenë në rajonin e Pejës.
“Në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë gjithsej 2,614 vendvotime (2,557 të rregullta dhe 57 me kusht). Sipas të dhënave të terrenit, me vonesë janë hapur vetëm 3% e vendvotimeve. Vonesa më të theksuara ka pasur në rajonin e Pejës. Është raportuar se shkaku kryesor pas vonesave në hapjen e vendovotimeve me kohë lidhet me mungesën e komisionerëve. Aranzhimi i vendvotimeve është bërë konform rregullave të përcaktuara nga KQZ-ja. Vetëm në 2% të vendvotimeve nuk ka pasur vendosje adekuate të kabinave të votimit apo kamerave. Vendosja jo e duhur e kamerave ka qenë më e shprehur në komunat me shumicë serbe”, thuhet në komunikatën e DnV-së.

