75 Mall Live Search
17:16 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / AR

DnV: Rritet dukshëm numri i votuesve në nivel vendi krahasuar me vitin 2019

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” (DnV), gjatë një konferencë për media ka njoftuar se deri në ora 17:00 të drejtën e votës e kanë ushtruar 37.3% në nivel vendi, shkruan Indeksonline.

Dalja e qytetarëve në këto zgjedhje është më e lartë krahasuar me vitin 2019.

Sipas informacioneve të tyre, rajoni i Prishtinës dhe i Ferizajt ka përqindje më të lartë të votuesve.

Në komunat me shumicë serbe, ka dalje të lartë të qytetarëve në votim.

Kurse Rajoni i Prizrenit ka dalje më të ulët./Indeksonline/