22:30 / E Diele, 09 Prill 2023 / AR

Do bëhet nënë për herë të dytë, aktorja shqiptare ka plane edhe për fëmijën e tretë

Eliona Pitarka ka zbuluar disa detaje nga shtatzania e saj e dytë. Në programin “Më prit në fundjavë”, aktorja ndau emocionet e ëmbla të lajmit se prisnin një vajzë duke treguar se ishte ky momenti që Galës donin t’i dhuronin një motër.

“Shumë njerëz komentonin në Instagram për një djalë. Ne jemi shumë të lumtur që do kemi sërish një vajzë. Madje Desi, bashkëshorti edhe fëmijën e tretë e do një vajzë. Ne duam të bekohemi me tre fëmijë”, tregoi aktorja.

Ajo u shpreh se gjatë kësaj shtatzanie ndihet shumë seksi.

“Nuk e di por ndihem shumë seksi shtatzënë. I them edhe vajzave të tjera ta duan trupin e tyre në këtë periudhë, mos të kenë turp për asgjë”.

Eliona tregoi edhe nëse do rikthehet sërish në ekran.

“Unë nuk jam shkëputur përfundimisht. Më mungon humori, më mungojnë rolet. Dua, dëshiroj që në shtator ti rikthehem punës“, tha Eliona.