75 Mall Live Search
14:38 / E Martë, 10 Mars 2026 / G T

“Do bëjmë më të mirën për të fituar”, Luis Enrique para ndeshjes ndaj Chelseat: Jemi gati!

Paris Saint-Germain është gati për sfidën e rëndësishme ndaj Chelseat, e cila do të zhvillohet nesër dhe pritet të jetë një nga përballjet më interesante të ditës.

Nga kampi i skuadrës franceze kanë theksuar se ekipi është i përgatitur për një duel të vështirë, por me synimin e qartë për të dalë fitues, shkruan Indeksonline

“Do të përpiqemi ta mposhtim Chelsean duke luajtur në mënyrën tonë. I njohim mirë, e dimë sa e vështirë është kjo ndeshje, por jemi gati për të fituar,” u shprehën nga kampi i PSG-së.

Ndeshja mes dy gjigantëve europianë pritet me shumë interes nga tifozët, pasi të dy ekipet synojnë të tregojnë forcën e tyre dhe të sigurojnë një rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme./Indeksonline/