75 Mall Live Search
13:15 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Domino”, në Australi, paguan 30 dollarë në orë për të ngrënë bukë me hudhra

Kjo mund të konsiderohet si puna e ëndrrave. Restoranti “Domino” po kërkon një provues të shijes për bukën e saj me hudhra në Brisbane, Australi.

Domino ofron 30 dollarë australianë në orë për ngrënë bukën, përfshirë edhe drekën me pica.

Ndërsa për punonjësin që jeton në anën tjetër të Australisë, restoranti i paguan hotelin.

Buka me hudhra është një nga produktet më të preferuara, në Domino.

Sipas kompanisë ata shitën 42.000 bukë me hudhra në Ditën Kombëtare të Hudhrës vitin e kaluar.

Por i testuesi i shijes nuk do ketë vetëm mundësinë për të ngrënë bukën me hudhra, por edhe produkte të tjera që klientët nuk i kanë prodhuar kurrë më parë.