“Do e hamë keq…” publikohen përgjimet mes autorëve të grabitjes në Rinas
Sipas dosjes së dorëzuar në gjykatë, të ndaluarit për grabitjen në Rinas Saimir Çela, Renaldo Sula dhe Oltian Veseli janë vendosur në përgjime ambiental gjatë shoqërimit në polici.
Të pandehurit janë munduar të jenë të kujdesshëm në komunikim, por në disa momente kanë humbur dhe kontrollin.
Data 20 prill 2014
Sajmir Çela: Tersi, e dijsha
Renaldo Sula: Ej a e kanë marrë vesh ata.
Data 21 prill 2014
Renaldo Sula: Qysh t’ja bëjmë, qysh t’ja bëjmë ëë? Do paguajnë ato k…do e hamë keq, do e hamë keq
Sajmir Çela: Mos thuaj gjë.
Pikërisht këto të dhëna lënë të kuptuar diskutimin sipas prokurorisë për pjesëmarrjen në grabitje.

/Ora News.tv/