75 Mall Live Search
16:35 / E Premte, 20 Janar 2023 / Gj. Sh

“Do firmosë me PSG”, zbulohen kërkesat e Milan Skriniar

Rinovim me Interin apo transferim te PSG? Milan Skriniar është shumë pranë kalimit te kampionët e Francës sipas raportimeve të L’Equipe.

Qendërmbrojtësi sllovak ndodhet në vitin e fundit të kontratës me zikaltrit italianë. Deri tani ka refuzuar çdo propozim rinovimi.

E përditshmja franceze raporton se 27-vjeçari u ka dhënë fjalën drejtuesve të PSG-së, klub ku pritet të transferohet në fund të sezonit me parametra zero.

Skriniar do një pagë 9.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që i ka kërkuar PSG-së një bonus prej 25 milionë eurosh në momentin e firmës si lojtar i lirë./ss