22:41 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dy goditjet ndaj Vuçiqit – Njëherë SHBA-ja, pastaj Gjermania!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka marrë dy goditje politike  gjatë ditës së sotme. I pari ishte presidenti amerikan, Donald Trump, i cili i kërkoi atij që ta njoh Kosovën, e më vonë edhe Berlini zyrtar i sugjeroi ta bëj të njëjtën gjë.

Vuçiq, i cili po qëndron në Mynich, ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Mass. Padyshim se temë kryesore ndërmjet tyre ishte marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Indeksonline

German Chancellor Angela Merkel, left, talks to designated Foreign Minister Heika Maas when Germany’s parliament Bundestag meets to elect Angela Merkel for a fourth term as chancellor in Berlin, Germany, Wednesday, March 14, 2018. (AP Photo/Michael Sohn)

“Pozicioni ynë në të tilla takime është shumë i vështirë. Tani na duhet të bëjmë mrekulli vetë që të na dëgjojnë, dhe për këtë i falënderojmë. Ata e kanë pranuar Kosovën e pavarur, dhe kur ata flasin për ndryshim kufijsh, ata flasin për ndryshim kufijsh që nuk lejohen”, ka thënë Vuçiqi, duke shtuar se kjo duhet t’u bëhet e qartë të gjithëve, sepse njerëzve tanë në Serbi shumë mashtrues provojnë t’ua shesin tregimin se si janë kundër ndryshimit të kufijve, porse Kosova është Serbi.

“Nuk është kështu, Gjermania thjesht nuk duan që të ndryshojnë kufijtë e Kosovës së pavarur”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, presidenti Vuçiq me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës ka marrë urime nga shumë lider edhe burrështetas nga e gjithë bota, ka njoftuar zyra e informacionit për media, shkruajnë mediat beogradase.

Në urimin nga presidenti amerikan Donald Trump ndër tjera shkruan:

– I nderuar zotëri president,

Në emrin e popullit amerikan, kam kënaqësinë që të ju dërgoj urimet e sinqerta me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Këtë vit në festimin e 100 vjetorit të valimit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të nisemi nga ajo që të sigurojmë që shekulli i ardhshëm i partneritetit tonë të jetë i përkushtuar për paqe, prosperitet dhe liri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të palëkundura në mbështetje e përkushtimit tuaj në thellimin e bashkëpunimit regjional, posaçërisht në angazhimin tuaj në raport me Kosovën.

Përderisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje që mund të dy palët ta mbajnë, mendojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të raporteve.

Një marrëveshje historike me njohje në tërësinë e saj, do ndërtonte rrugën e qëllimit të integrimeve euro atlantike dhe rritjen ekonomike të Serbisë thuhet ne urimin e Trumpit. /Indeksonline/