“Do ha këpucët nëse fiton Biden!” A e ka përmbushur premtimin e tij këshilltari i Trump?

Ish-këshilltari i Donald Trump, po refuzon të mbajë fjalën pasi kishte deklaruar se do të hante këpucën e tij nëse Joe Biden do të fitonte zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Harlan Hill, këshilltar i presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara, ishte zotuar publikisht para McKay Copping që e kishte intervistuar në natën e zgjedhjeve presidenciale në Washington DC gjatë nëntorit të vitit të kaluar.
Hill ishte pyetur nga Coppins se sa i sigurtë është, nëse Trump do të fitojë mandatin e dytë në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit të vitit të kaluar.
“Oj, ai do të fitojë. Qind për qind jam i sigurt”- ishte përgjigjur Hill.
E kur Coppins këmbënguli të di se çfarë do të bënte nëse kandidati i tij i preferuar humb garën, ai ishte përgjigjur shkurt: “Do të ha këpucën time, do ta bëjmë këtë në transmetim të drejtpërdrejtë”.
Mirëpo deri tani ky premtim nuk është mbajtur nga Hill.