01:07 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019

Do jetoni gjithmonë bashkë, nëse i kaloni 4 fazave të vështira të jetës

Një lidhje e shëndetshme nuk është vetëm një dhuratë, por zgjedhja dhe puna juaj e vështirë për ta mbajtur atë. Të gjithë kanë probleme dhe keqkuptime në marrëdhëniet e tyre.

Ndonjëherë duket sikur është më e lehtë të heqësh dorë. Mirëpo, nëse e doni shumë partnerin tuaj dhe jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për të, me siguri nuk do të dorëzoheni lehtë.

Rruga mund të jetë e vështirë, por nëse i kaloni këto 4 faza të vështira, lidhja juaj do të zgjasë përgjithmonë:

Kritikat

Jo të gjithë mund t’i pranojnë kritikat, mirëpo kur ato ndodhin mes dy partnerëve dhe njëri nuk i toleron, ky kthehet në një problem shqetësues. Nëse ju keni arritur në fazën që i pranoni kritikat që ju bën gjysma juaj më e mirë, atëherë pa frikë mund të shkruajmë se keni një lidhje të konsoliduar.

Rrëzimi i mureve

Shumica prej jush kanë përjetuar të paktën një moment kur partneri ka ndërtuar një mur mes jush dhe nuk ka dëshiruar të flasë për një problem. Duket sikur ata nuk duan t’ia dinë dhe po ju injorojnë. 80% e burrave janë të tillë. Është e rëndësishme të mësoni se si të identifikoni shenjat kur partneri juaj është i mërzitur emocionalisht dhe të mos i neglizhoni ato. Nëse problemi duhet të diskutohet është gjithmonë më mirë ta zgjidhni në kohën e duhur kur të jeni më të qetë.

Shpërthimi

Fëmijët, kriza financiare, anëtarët toksikë të familjes dhe të gjitha këto gjëra së bashku, mund t’ju nervozojnë dhe ky është momenti ku shpërtheni. Ju nuk doni të bëni asgjë, por të largoheni. Kjo fazë mund të ndodhë në çdo kohë në marrëdhënie. Asnjëherë mos harroni se sfidat janë një pjesë e jetës dhe të gjitha janë të përkohshme. Nëse mund të menaxhoni kohërat më të vështira së bashku, lidhja juaj do të rritet. Lidhja nuk ka të bëjë vetëm me ndarjen e gëzimit dhe lumturisë, por edhe për ndarjen e problemeve.

Falja

Kjo është faza ku e kuptoni më në fund faktin, se nuk do t’i zgjidhni problemet si më parë, por do të reagoni në mënyrë paqësore. Nëse partneri juaj gabon diku, falja do të jetë me e lehtë, sepse të gjithë njerëzit nuk janë përfektë, përfshirë edhe veten tuaj.